Realizohet takimi me të rinjtë nga Komuna e Istogut

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OJQ Activism Roots ka realizuar diskutim dhe aksion të pastrimit në parkun e Shtëpisë së Kulturës me të rinjtë e Komunës së Istogut.


Diskutime të tilla me të rinjtë me përqendrim në çështje mjedisore, aktivizëm dhe vullnetarizëm organizohen vazhdimisht nga EC, diskutime këto të cilat kanë për qëllim të rrisin informacionet e të rinjve mbi gjendjen e mjedisit në vend dhe promovimin e formave të ndryshme të përmirësimit të tij.


Diskutimi u shoqërua me raste konkrete në vend, siç janë: ndërtimi i impianteve, ndotja dhe llojet e saj, përdorimi i plastikës si dhe zgjidhjet që mund t’iu ofrohen problemeve të ndryshme mjedisore në Kosovë.


Përveq kësaj, të rinjtë patën mundësi të diskutojnë edhe mbi rëndësinë e tyre në vendimmarrje dhe avokim të çështjeve të ndryshme që ata i preukupojnë, duke ndarë kështu edhe problematika që i hasin çdo ditë në komunën e tyre.


Pas diskutimit, së bashku me të rinjtë u organizua një aksion i pastrimit me anë të të cilit synohet të përcillet mesazhi për mirëmbajtjen e hapësirave publike nga ana e qytetarëve dhe organeve kompetente.

Rrjetëzimi