Realizohet takimi me të rinjtë e Komunës së Deçanit

Diskutimet me të rinjtë me përqendrim në çështje mjedisore kanë vazhduar me takimin e realizuar në Komunën e Deçanit.
Qëllimi i këtij diskutimi ishte ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve lidhur me ndërgjegjësimin, njohuritë dhe të kuptuarit e çështjes së avokimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, nga disa perspektiva.
Ky diskutim ka mbledhur një audiencë të përbërë nga nxënës e studentë të fushave të ndryshme, ku përmes metodës së ndërveprimit, pjesëmarrësit zhvilluan edhe sesione praktike të komentimit të problemeve mjedisore dhe çështjes së vullnetarizmit si dhe identifikuan rastet konkrete të cilat kërkojnë një vlerësim strategjik të mjedisit apo ndërhyrje të menjëhershme.
Diskutimi u shoqërua me raste konkrete dhe të njohura nga masa si: ndërtimi i impianteve, ndotja dhe llojet e saj, përdorimi i plastikës si dhe zgjidhjet që mund të iu ofrohen problemeve të ndryshme mjedisore në Kosovë.
Pas ligjëratës, bashkë me të rinjtë u organizua një aksion i pastrimit në po të njëjtën komunë.

Rrjetëzimi