Realizohet intervenimi “Zgjimi i tingujve”
EC ka realizuar intervenimin artistik “Zgjimi i tingujve” pranë oborrit të shkollës së muzikës në Prizren. Në pjesëzat e mureve janë aplikuar fragmente të partiturave të Lorenc Antonit me qëllim të rikthimit të vëmendjes tek trashëgimia e tij, si një kujtim mbi figurën kontribuese, përmes partiturave të tij, të cilat vijnë të pa plota, për të na intriguar më shumë që të gjejmë tingujt e munguar në këto partitura të shtrira në mur. Disa qytetarë mund t’i gjejnë në kujtimet e tyre, e disa të nxiten të i gjejnë në arkiva dhe studime të ndryshme.
Ky intervenim është realizuar nga të rinjtë/rejat Hira Mehmeti, Ardi Shishko dhe Era Bata nën udhëheqjen dhe mentorimin e artistes Fitore Isufi Shukriu – Koja.