Realizohet ideja fituese e garës mjedisore

EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin (idenë) me të cilin Eko Klubi “Pro mjedisi” i Qendrës së Kompetencës në Ferizaj ka fituar garën mjedisore “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”.


Gjatë këtij aktiviteti, stafi i EC-it, anëtarët e Eko Klubit “Pro mjedisi” dhe menaxhmenti i shkollës kanë kontribuar në mbjelljen e luleve sezonale, të druve dekorativë si dhe realizimin e videos promovuese me mesazhe për mbrojtje dhe kujdes ndaj mjedisit.


Me anë të këtyre garave EC synon të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit, duke i bërë kështu ata iniciatorë të nismave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit si dhe promovimin e praktikave më miqësore me të.


Gara mjedisore “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën” është gara e dytë mjedisore që është organizuar sivjet nga EC Ma Ndryshe.

Rrjetëzimi