Realizohet ideja fituese e garës mjedisore
EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin (idenë) me të cilin Eko Klubi i gjimnazit “Remzi Ademaj” ka fituar garën mjedisore të titulluar: “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike”.
Gjatë këtij aktiviteti stafi i EC-it, Eko Klubi dhe menaxhmenti i shkollës kanë kontribuar në mbjelljen e luleve shumëvjeçare dhe sezonale, pastrimin e oborrit të shkollës, vendosjen e shportave si dhe dritave solare në shkollë.
Me anë të kësaj gare EC synon të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit, duke i bërë kështu ata iniciatorë të shumë nismave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit si dhe promovimin e praktikave më miqësore me të.