Realizohet biblioteka për "Leximtarët e rinj"

“Leximtarët e rinj’’ është iniciativa e radhës e realizuar me propozim të Drenusha Morinës nxënëse e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct).

EC me qëllim të realizimit të iniciativës "Leximtarët e rinj" ka hapur një thirrje disa javore për dhurimin e librave të rinj dhe të përdorur. Gjatë thirrjes së hapur për dhurimin e librave, qytetarët me vullnetin e tyre për të pasuruar biblotekën e shkollës “Dëshmorët e Hasit” në Kabash kanë arritur të grumbullojnë 253 tituj të fushave të ndryshme. Në ndërkohë gjatë grumbullimit të librave është dizajnuar edhe rafti i kësaj biblioteke i cili tashmë është vendosur në këtë shkollë dhe është në dizpozicion për shfrytëzim. EC falënderon qytetarët për kontributin e tyre me fondin e dhuruar të titujve dhe fton të tjerët që të zgjerojnë këtë bibliotekë përmes dhurimit të librave tjerë.

 

Në ditën e përurimit të kësaj biblioteke ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Skender Susuri i cili premtoi që gjatë vitit 2019 do të ndajë një linjë buxhetore për pasurimin e bibliotekave nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit, kurse specifikisht për shkollën “Dëshmorët e Hasit” drejtori premtoi rregullimin e katit të dytë ku edhe do të bëhet zhvendosja e kabinetit të informatikës.


Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."
 

Rrjetëzimi