Raporti i Progresit thekson mungesën e transparencës

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2015 ka vënë në pah edhe njëherë nevojën që pushteti i nivelit lokal të rris transparencën në vendimmarrje, gjë që përputhet edhe me thirrjet e vazhdueshme të shoqërisë civile në Kosovë. Një tjetër çështje që përmendet në Raport, e ku po ashtu mund të tërhiqen paralelet me Komunat e Kosovës, ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e transparencës buxhetore.

Në këtë Raport janë marrë parasysh përpjekjet e qeverisjes lokale në Kosovë për përmirësimin e kapaciteteve dhe vendimmarrjen në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, por po ashtu është vënë në pah nevoja që Komunat e Kosovës të vazhdojnë angazhimet për rritjen e transparencës. “Përpjekjet e qeverisjes lokale duhet të vazhdojnë për rritjen e transparencës në vendimmarrje dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendeve të Komunave”, thuhet në Raport.  Lexo komunikatën.

 

Rrjetëzimi