Raportet e Auditorit ende të papublikuara

Raportet e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të vitit 2014 janë publikuar nga vetëm dy komuna fqinje të Prizrenit në ueb faqet e tyre zyrtare, derisa katër komunat tjera nuk i kanë prezantuar ato deri më tani.


Komuna e Suharekës dhe Komuna e Rahovecit janë të vetmet që kanë krijuar mundësinë për vizitorët e ueb faqeve zyrtare të tyre që të njihen me përmbajtjen e plotë të Raportit përkatës të Auditorit. Ndërsa Raporti i Auditorit nuk figuron në ueb faqet e komunave të Dragashit, Malishevës dhe Mamushës. Komuna e Shtërpcës në anën tjetër ka të publikuara raporte të viteve paraprake të Auditorit, por jo edhe atë për vitin 2014. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi