Qyteti është hapësirë e përbashkët e të gjitha gjinive
EC Ma Ndryshe ka vijuar me ciklin e debateve Planifikim urban me pjesëmarrje. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.
Në debatin e sotëm Gratë dhe planifikimi urban në Prizren u prezentuan të gjeturat kryesore nga fokus grupet e mbajtura me komunitetin e grave, problemet dhe kërkesat e dalura nga këto diskutime. Panelistë të debatit ishin Shpresa Osmanollaj nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prizrenit dhe Rozafa Basha nga EC Ma Ndryshe. Lexo komunikatën.