Qendra Historike e Prizrenit, Zonë e (Pa)Mbrojtur

“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”  ka organizuar tryezën e diskutimit mbi zhvillimet urbanistike në Qendrës Historike të Prizrenit, në të cilin organizim është prezantuar edhe raporti i titulluar “Qendra Historike e Prizrenit, Zonë e (Pa)Mbrojtur”.   Panelistë të tryezës ishin: Z. Hasan Hoti, Drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren, Z. Sadik Paqarizi, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit dhe Z. Vesel Hoxhaj, Kryetar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit. Diskutimi u zhvillua  rreth respektimit të kritereve urbanistike në pjesë të ndryshme të qytetit të Prizrenit, me fokus në Qendrën Historike të Prizrenit. Panelistët filluan diskutimin me përshkrimin e përgjegjësive dhe aktiviteteve të tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.


Gjatë debatit u tha se mungon një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore. Hasan Hoti, nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren i shprehu shqetësimet që kanë të bëjnë me drejtoritë komunale duke thënë se jo gjithmonë ato e kërkojnë dhe presin pëlqimin/përgjegjen nga Instituti, për të bërë një intervenim në Qendrën Historike te Prizrenit.
 

Rrjetëzimi