Qarkullim i lirshëm për të gjithë
Në qytetin e Pejës janë realizuar pjerrinat të cilat tani e tutje personave me nevoja të veçanta do t’iu mundësojnë qarkullimin e lirshëm nëpër pikat kyçe të qytetit. Idea për një intervenim të tillë ka ardhur nga nxënësja Flaka Krasniqi gjatë Shkollës së Aktivizmit, dhe tani falë këtij aktivizmi janë krijuar 20 pjerrina nëpër pikat të cilat janë identifikuar paraprakisht në bashkëpunim me Handikosin. Këto hapësira nuk kanë qenë në shërbim të personave me nevoja të veçanta, pasi që qarkullimi i tyre nuk ka qenë i mundur pa ndihmën e një personi tjetër dhe këto pjerrina tashmë e kanë zgjidhur këtë problem.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."