Punëtoria vizionuese për hapësirën publike të shkollës “Luciano Motroni”

EC Ma Ndryshe ka organizuar punëtorinë vizionuese për hapësirën publike të shkollës “Luciano Motroni”. Punëtoria ka pasur për qëllim që të rinjve t’u krijojë mundësinë të shprehin vizionin e tyre për hapësirën që i rrethon, duke i bërë kështu pjesëmarrës në procesin e planifikimit urban. Nxënësit të cilët janë poashtu pjesë e Klubit të Ambientit të kësaj shkolle në pjesën e parë i shfaqën anët pozitive dhe negative të gjendjes aktuale të këtij parku duke vazhduar më tej me punën në grupe ku e shfaqën vizionin e tyre për këtë hapësirë. Gjatë zhvillimit të kësaj punëtorie nxënësit u vizituan edhe nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z. Per Strand Sjaastad. Punëtoria është udhëhequr nga Klodeta Krasniqi planere me përvojë në këtë fushë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rrjetëzimi