Punëtori për vizualizimin e klasës verore në SHFMU "Fadil Hisari"

EC Ma Ndryshe ka organizuar një punëtori me nxënësit e SHFMU "Fadil Hisari" në Prizren për vizionimin e klasës verore. Kërkesa për klasën verore ka ardhur nga vet nxënësit dhe punonjësit e shkollës, gjatë takimeve paraprake me ta.


Në këtë aktivitet fillimisht është prezantuar rëndësia e klasave verore dhe mundësitë e shfrytëzimit të këtyre klasave. Ndërsa më pas nxënësit kanë punuar në mënyrë individuale dhe në mënyrë grupore duke kontribuar me idetë e tyre rreth vizionimit të hapësirës.


Ky aktivitet ka shërbyer poashtu edhe për inkurajimin dhe fuqizimin e nxënësve për aktivizimin dhe rolin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarje në komunitet

Rrjetëzimi