Punëtori për vizionimin e riaktivizimit të hapësirës publike "Kajnaku" në Pejë

EC Ma Ndryshe ka organizuar diskutim të hapur ndërmjet vendimmarrësve të qeverisë komunale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe banorëve të lagjes “Qendër” në Pejë, ku është shqyrtuar ideja e ri-marrjes së hapësirës publike dhe rifunksionalizimi i “Kajnakut”. Në kuadër të këtij diskutimi, EC gjithashtu ka organizuar punëtorinë një ditore që ka pasur për qëllim vizionimin e hapësirës publike, duke u bazuar në kërkesat, të cilat janë paraqitur nga vet qytetarët e Pejës, gjatë takimeve paraprake me ta.
Punëtoria është realizuar me pjesëmarrje të përzgjedhur të studentëve të arkitekturës, nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore, banorëve të lagjes, duke synuar përfshirjen e perspektivave të ndryshme në trajtimin e kësaj hapësire.
Hapësira publike, kërkon trajtim dhe vëmendje më të shtuar, si rezultat i mos përkujdesjes institucionale dhe ndikimit të faktorit kohë. Punëtoria ka synuar identifikimin e potencialit për tu vizionuar dhe intervenuar në të ardhmen.
Rezultatet e punëtorisë do të publikohen në një raport përmbledhës që do të ketë si produkt final vizionimin e hapësirës publike të lënë pas dore përkatësisht “Kajnakun” në Pejë.

Rrjetëzimi