Punëtori për Vizionimin e Çarshisë së madhe në Gjakovë

EC Ma Ndryshe ka organizuar tri punëtori vizionimi me qytetarët, profesionistët, bizneset dhe institucionet lokale e qendrore për rijetësimin e Çarshisë së Madhe në Gjakovë.
Gjatë këtyre punëtorive, qytetarët, bizneset, profesionistët janë inkurajuar që të shpalosin idetë dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e zhvillimit urbanistik të qendrës së qytetit.


EC Ma Ndryshe me anë të këtyre punëtorive promovon metodën e gjithëpërfshirjes së qytetarëve në planifikimet dhe investimet që realizohen në komunitetin e tyre në mënyrë që të adresohen kërkesat dhe sugjerimet e tyre për të përmirësuar mjedisin urban në atë zonë.
Materiali i nxjerrë nga punëtoria dhe diskutimi do të shërbejë si udhëzim dhe burim i rëndësishëm për të ndihmuar në zhvillimin e vizionimit të Çarshisë së Madhe të Gjakovës.


Në të njëjtën kohë, është theksuar se ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore është një aspekt i rëndësishëm për Çarshinë e Gjakovës. Kjo qendër kulturore dhe historike duhet të ruhet dhe të përmirësohet në mënyrë që të përmbushë nevojat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të qytetit.

Rrjetëzimi