Publikohet raporti “Zhdukja e gjurmëve – Qendrat historike të Kosovës”

EC Ma Ndryshe të hënën ka publikuar raportin hulumtues “Zhdukja e gjurmëve – Qendrat historike të Kosovës”, me anë të të cilit synohet pasqyrimi i përgjithshëm i statusit të mbrojtjes së qendrave urbane me karakter historik në Kosovë. 

 

Ky raport përmbledhë të dhëna konkrete për zhvillimin urban, të kaluarën e qendrave historike, dokumentet që kanë tentuar përkufizimin dhe ruajtjen e këtyre hapësirave, përfshirjen e një numri objektesh që janë në listën e mbrojtjes së përkohshme të MKRS dhe atyre që nuk janë, por që për qytetarët mund të jenë pjesë e kulturës dhe kujtesës së tyre kolektive. Në fokus të këtij raporti janë 8 qytete: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria dhe Rahoveci. Gjeni  komunikatën dhe raportin.
 

Rrjetëzimi