Publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale për vitin 2017

EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2017 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, si dhe Rahovecit, Vushtrrisë, Malishevës, Suharekës, Klinës, Dragashit, Shtërpcës dhe Mamushës.

 

Në Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale për periudhën e monitorimit janar-dhjetor 2017 figuron se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës përbëjnë grupin e parë të komunave transparente me 68 për qind përkatësisht 64 për qind të vlerësimit, pastaj radhiten Gjilani me 56 për qind e Peja me 54 për qind, të pasuara nga Mitrovica me 48 për qind, Prizreni me 42 për qind dhe Ferizaj me 41 për qind. Te komunat që nuk janë qendra rajonale prijnë Rahoveci dhe Vushtrria me 53 përkatësisht 51 për qind, pastaj Malisheva me 46 për qind, Suhareka 43 për qind, Klina 39 për qind, Shtërpca 37 për qind, Dragashi 32 për qind dhe Mamusha me 26 për qind. Gjej komunikatën dhe rezultatet e komunave këtu.

Rrjetëzimi