Publikohet buletini informativ “EKO Shkolla”

Klubi i Ambientit ”Luciano Motroni” në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme ka publikuar buletinin informativ “EKO Shkolla”. Ky buletin i përket një formati informativ që përmban mesazhe, intervista dhe njoftime mbi ambientin dhe punën që po zhvillohet nga Klubi i Mjedisit "Luciano Motroni" dhe EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit EKO Shkolla.

Klubi i Ambientit ka përzgjedhur që përmes prodhimit të këtij buletini të përcjellë mesazhin tek një audiencë më e gjerë duke synuar ngritjen e vetëdijes qytetare mbi çështjet ambientale. Buletini përkatësisht përmban Informata mbi projektin "Eko Shkolla", intervistë mbi problemin e shpyllëzimit në Kosovë, një shkrim nga anëtari i Klubit të Ambientit mbi ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit dhe në fund janë publikuar disa fakte alarmante mbi gjendjen aktuale të mjedisit në botë. Ky buletin është numri i parë i këtij formati dhe anëtarët e Klubit “Luciano Motroni” do ta prodhojnë në baza të caktuara kohore. Gjeni buletinin këtu.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Rrjetëzimi