Publikohen të dhënat statistikore mbi (Pa)drejtësinë në Urbanizmin e Prizrenit
EC Ma Ndryshe ka publikuar analizën e shkurtër (Pa)drejtësia në Urbanizmin e Prizrenit?, ku me anë të dhënave statistikore tregohet dështimi i institucioneve në zbatimin e legjislacionit të hartuar dhe miratuar me qëllim të ruajtjes së Qendrës Historike të Prizrenit.
Analiza konstaton se thirrjet e publikut për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit nuk po merren parasysh nga institucionet e pushtetit ekzekutiv e legjislativ si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, sikurse edhe gjyqësori. Gjeni komunikatën dhe analizën.