Projektet kapitale me planifikim të dobët po e dëmtojnë buxhetin komunal
Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit lokal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shtator ka hulumtuar disa projekte kapitale të financuara nga mjetet e buxhetit komunal.
Hulumtimi disa javor ka nxjerrë në pah se ekzistojnë një numër projektesh kapitale që janë financuar nga Komuna e Prizrenit me mjete të konsiderueshme nga buxheti komunal dhe se punimet nuk janë kryer si duhet as pas disa vitesh, pastaj objektet nuk janë funksionale, nuk përdoren për destinimin për të cilin janë planifikuar dhe ndërtuar, derisa ka edhe raste kur punimet e nisura kanë ngelë pezull shkaku i planifikimit të pasaktë. Lexo komunikatën.