Problemet rreth punimeve në Hamamin e Madh të Prishtinës nuk kanë të ndalur
Në kuadër të projektit Online Transparency, EC Ma Ndryshe gjatë muajve qershor- shtator ka filluar një hulumtim rreth punëve konservuese dhe restauruese në ndërtesat e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të problemeve të shumta që po i përcjellin Xhaminë e Çarshisë dhe atë të Jashar Pashës, hulumtimi vazhdon me punët konservuese në Hamamin e Madh të Prishtinës.
Angazhimi rreth restaurimit të Hamamit të Madh në Prishtinë filloi qysh në vitin 2006, me çrast organizata CHwB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe formimi i një Bordi të Projektit, me përbërje nga Komuna, CHwB, IMMK (Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës) dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Këtij bordi iu ngarkua detyra e hartimit të programit të restaurimit të Hamamit të Madh. Lexo komunikatën.