Prizreni, një qendër e parkingjeve kaotike

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me organizatat tjera të shoqërisë civile ka realizuar performancën publike të titulluar “Shadërvan Parking”, përmes të cilit aktivitet ka tërhequr vëmendjen për çështjen e parkingjeve private në zonën historike të Prizrenit. 

Në saje të kësaj performance, sheshi i Shadërvanit për një orë është shndërruar në parking të automjeteve, si reagim kundër parkingjeve private në Qendrën Historike si dhe rrënimit të shtëpive të vjetra dhe adoptimit të këtyre parcelave në parkingje, derisa në anën tjetër institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e ligjit. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi