Prizreni ka nevojë për më shumë aktivizëm kulturor
Në mbrëmjen e 29 majit 2014 (e enjte) në Prizen u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor në qytet. Në forumin e diskutimit Festivalet si formë e aktivizmit kulturor organizuar nga EC Ma Ndryshe, folën Eroll Bilibani nga Dokufest, Leotrim Fishekçiu nga Sculp Fest dhe Xhevdet Doda nga komuniteti artistik, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore. Gjatë forumit, panelistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi ngjarjet kulturore të Prizrenit dhe potencialin e tyre për të ndikuar mbi politikat lokale dhe promovuar aktivizmin kulturor dhe urban në qytet.
Për më shumë lexo komunikatën.