Prezantohet vizioni për Kejin në shërbim të komunitetit
Vizioni për rregullimin e hapësirës publike përgjatë lumit (Kej) në Prizren është prezantuar të martën mbrëma para banorëve të kësaj lagjeje dhe pjesëmarrësve tjerë. Versioni i parë i këtij propozimi është hartuar pas një numri të punëtorive dhe shumë diskutimeve me grupet e ndryshme të komunitetit të lagjes, ndërkohë që ai do të plotësohet edhe më tej me propozimet që vijnë nga banorët dhe akterët e tjerë.
Në prezantimin e hartuar bazuar në nevojat e komunitetit, ekspertët e involvuar në proces, Genc Gafurri dhe Betim Vitija kanë bërë të ditur se vizioni për Kejin propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e aktiviteteve të ndryshme, pastaj shërbimet e reja përgjatë Kejit si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Gjej vizionimin dhe komunikatën.