Prezantohen produktet e reja për pjesëmarrje përmes medieve sociale

“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Pjesëmarrja përmes medieve sociale”, që përkrahet financiarisht nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Projekti SMILE i financuar nga Democratic Governance Thematic Trust Fund (DGTTF), të premten, ka prezantuar produktet e reja të projektit që synojnë të nxisin pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen lokale të Prizrenit.

Para një numri të konsiderueshëm të të rinjve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të
lartë komunal janë prezantuar Moduli për Konsultimet Online, i cili pasuron më tutje ueb faqen www.merrpjese.org, që në vete përmban tri Modulet e krijuara muaj më parë: Buxhetimi me Pjesëmarrje, Ankohu, dhe E-peticionet, pastaj aplikacioni për telefonat IOS dhe Android “Merr Pjesë” me të katër modulet e lartpërmendura, si dhe Harta Vizuale e Investimeve Kapitale të komunës së Prizrenit. Gjithashtu është shfaqur edhe video animacioni mbi përdorimin e aplikacionit Merr Pjesë . Lexoni komunikatën  

Rrjetëzimi