Pjesëmarrja publike në planifikim hapësinor

Është mbajtur tryeza e diskutimit ku është bërë publikimi i të gjeturave të raportit “Pjesëmarrja publike në planifikim hapësinor” i cili është realizuar me përfaqësues të drejtorive të komunave të Kosovës, në kuadër të projektit “Qytetet Gjithëpërfshirëse”

Në këtë debat folës ishin: Klodeta Krasniqi, autore e raportit si dhe është diskutuar tema "Pjesëmarrja publike, sfidë apo mundësi për menaxhimin e proceseve në planifikimin hapësinor nga Fatmir Memaj, drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren dhe Labinota Jahja-Latifi, zyrtare në MMPH.

Në këtë aktivtet prezent ishin përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të biznesve, mediave lokale dhe qendrore.

Tryeza “Pjesëmarrja publike në planifikim” është realizuarnë kuadër të projektit "Qytetet Gjithëpërfshirëse - promovimi dhe përhapjae metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje”, financuar nga Olof Palme International Centermbështetur nga Qeveria e Suedisë.

Rrjetëzimi