Pikturimi i fytyrës së nuses nga rajoni i Zhupës

EC Ma Ndryshe në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore "HAJDE!", dje me 26 shtator 2014,  ka paraqitur pikturimin e fytyrës së nuseve nga rajoni i Zhupës përmes performancës së Aziza Shefitagiq  nga fshati Lubinjë e Poshtme. Kjo traditë e lashtë, vazhdon të mbetet ende gjallë dhe po trashëgohet përmes 67 vjeqares Shefitagiq.


Dielli i cili pikturohet në fytyrën e nuses simbolizon lumturinë që do ta ndjekë atë në ciklet e jetës, rrathët e kuq simbolizojnë pjellorinë, kurse pikat e kuqe dhe të kaltërta simbolizojnë mrojtje nga syri i keq. 


Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit  të përbashkët të BE/KE për Përkrahje dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë.
 

Rrjetëzimi