Peticion kundër degradimit të qytetit të Prizrenit

EC Ma Ndryshe dhe Dokufest kanë nisur iniciativën qytetare për të ndalur degradimin e mëtejshëm urban të qytetit të Prizrenit. Peticioni ka për qëllim të adresoj problemin e zhvillimit të pakontrolluar urban në komunën e Prizrenit dhe i dedikohet kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, i cili pritet të marrë detyrën në Dhjetor të këtij viti. Kjo iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Prizrenit në kuadër të këtij peticioni është shpalosur përmes konferencës për media.
 

Rrjetëzimi