Personat me nevoja të veçanta dhe planifikimi urban
Më 11.03.2014 (e martë) duke filluar që nga ora 14:00, në Handikos-Prizren u mbajt fokus grupi me persona me nevoja të veçanta. Diskutimet e këtij fokus grupi kryesisht u drejtuan kah edukimi, shëndetësia dhe punësimi por duke mos i anashkaluar edhe temat tjera si: infrastruktura rrugore (rrugët dhe trotuaret), transporti urban dhe ndërtesat e hapësirat publike.
Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishin personat me nevoja të veçanta ( rinia dhe mosha e shtyrë), anëtarët e familjes, OJQ-të që punojnë me persona me nevoja të veçanta, profesionistët mjekësor, shkollat speciale, përfaqësues të qeverisë lokale për çështje të punës dhe mirëqenies sociale, ekspertë të çështjeve gjinore dhe urbanizmit dhe pjesëmarrës nga sektorët e tjerë.