Përfundon cikli mujor i edukimit mbi aktivizmin
Sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e Shkollës së Aktivizmit Urban organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Shkolla e Aktivizmit Urban ka bashkuar në një proces 4 mujor të edukimit dhe aktivizmit 20 pjesëmarrës, nxënës të shkollave të mesme dhe student universiteti, të zgjedhur përmes thirrjes së hapur. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë aktiv në fushat sociale dhe politike.
Shkolla është organizuar në tre mudule, përmes të cilave pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të: njihen me konceptet e aktivizmit urban përmes një sërë ligjëratash dhe prezentimesh nga ekspertë dhe aktivistë; të konceptojnë iniciativa konkrete të aktivizmit urban në kuadër të punës praktike sidhe të angazhohen në realizimin e tyre në përkrahje nga stafi i EC-it. Lexo komunikatën.