Performanca publike: Ndalja e paragjykimeve








Në Sheshin e Lidhjes në Prizren sot është realizuar performanca publike “Ndalja e paragjykimeve”.
Krahas aktit të parë për paragjykimet në shoqëri me këtë performancë janë adresuar edhe sfidat në qasje dhe barrierat në infrastrukturë; pastaj Edukimi për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe Punësimi i personave me aftësi të kufizuara. Performanca është mbështetur nga vullnetarët dhe grupi i grave në politikë të Komunës së Prizrenit dhe është përmbyllur me sloganin e grave me aftësi të kufizuara ”Jemi të dukshme dhe krenare”.
Aktiviteti u realizua në kuadër të javës së distrofisë nga OPDMK në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe.