Performanca publike: Mungesa e qasjes te Qendra e Pensioneve dhe Sigurimeve Sociale
Barrierat ekzistuese në ndërtesat e institucioneve publike janë vënë në pah përmes kësaj performanse të realizuar te Qendra e Pensioneve dhe Sigurimeve Sociale. Personat me Aftësi të Kufizuara nga rajoni i Prizrenit janë përdorues të shërbimeve të kësaj qendre, por nuk kanë qasje të duhur.
Aktiviteti u realizua në kuadër të javës së distrofisë nga OPDMK në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe.