Performanca në lum për më shumë hapësira të gjelbëruara
Në kuadër të ditëve të mbajtjes së Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Prizren, EC Ma Ndryshe dhe Autostrada Biennale kanë organizuar performancën publike për shfrytëzimin e sipërfaqes gjelbëruese dhe lumit brenda shtratit të Lumëbardhit.
Përmes këtij aktiviteti synohet që të sillet në vëmendje çështja e mungesës së hapësirave gjelbëruese dhe numri i madh i hapësirave të pashfrytëzuara publike në Prizren, me qëllim të nxitjes së autoriteteve përgjegjëse lokale e qendrore për ndërmarrjen e veprimeve të duhura në këtë drejtim. Lexo komunikatën.