Për një mjedis pa mbeturina
Grupi "Rinia (pa) Qendër" që është themeluar në kuadër të Shkollës së Aktivizmit të organizuar nga EC ka realizuar një aktivitet ku kanë vendosur shporta të mbeturinave përgjatë rrugës "Dëshmorët e Kombit" të komunës së Ferizajit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ambienteve të pastra dhe mbrojtjes së mjedisit. Prandaj edhe vendosja e këtyre shportave është një hap drejt krijimit të një ambienti më ekologjik dhe pa mbeturina.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).