Pedalo për Ditën Ndërkombëtare Pa Makina
EC Ma Ndryshe sot së bashku me OJQ “Lidhja Vëzhguesve Rinia e Kosovës” dhe OJQ “Pro Bike - Prizren” kanë organizuar aktivitetin “Pedalo për Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”.
Gjatë këtij aktiviteti është realizuar një xhiro me biçikleta në qytetin e Prizrenit, që ka filluar nga Ura e Arastës dhe ka përfunduar në Kejin e Lumbardhit. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë përdorues të biçikletave dhe qytetarë të Prizrenit të moshave të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të jenë pjesë e lojës shpërblyese, ku EC ka dhuruar 5 kuponë, të cilat fituesit do t’i shfrytëzojnë për ta pasuruar bibliotekën e tyre me libra të ndryshëm.
Këto aktivitete kanë për synim ngritjen e vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve për ndotjen që po shkaktohet nga përdorimi i makinave, duke promovuar mjetet e transportit më miqësore me mjedisin.