Pastrohet dhe intervenohet në parkun e fëmijëve në lagjen Bazhdarhane
Sot gjatë ditës EC Ma Ndryshe dhe nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë realizuar një aksion pastrimi në parkun e fëmijëve në lagjen Bazhdarhane në Prizren. Gjatë këtij aksioni është pastruar hapësira nga mbeturinat dhe është rregulluar dyshemeja në këndin e lojërave. Si kërkesë e banorëve të lagjes dhe nxënësve ka ardhur edhe vendosja e ulëseve dhe shportave në mënyrë që të rifunksionalizohet kjo hapësirë për shfrytëzim të banorëve.
Pas pastrimit të hapësirës ambientalistët e shkollës “Emin Duraku” kanë mbjellur fidane të reja në këtë park si dhe janë vendosur ulëset me shporta të mbeturinave.
Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Gjeni fotografitë e aktivitetit këtu.