Parkingje për biçikleta
Grupi "Rinia (pa) Qendër" që është themeluar në kuadër të Shkollës së Aktivizmit ka realizuar një aktivitet ku kanë vendosur parkingje të biçikletave në shkollat "Arsim Rexhepi", "Riza Matoshi" dhe "Ramadan Rexhepi" të komunës së Ferizajit.
Qëllimi i vendosjes së këtyre parkingjeve është promovimi më i madh i mbrojtjes së ambientit përmes reduktimit të ndotjes dhe përdorimit të biçikletave. Ky grup e ka parë të nevojshme që këto parkingje të vendosen në këto shkolla duke qenë se kjo është shfaqur si nevojë nga vetë nxënësit e shumtë përdorues të biçikletave.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).