Parking i biçikletave për nxënësit e shkollës
Është realizuar iniciativa për vendosjen e parkingut të biçikletave në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren. Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” ka ardhur me idenë e krijimit të këtyre vendparkingjeve brenda shkollës me qëllim të promovimit të përdorimit të biçikletave si mjet transporti për nxënësit e kësaj shkolle. Qëllimi i këtij intervenimi poashtu është edhe promovimi më i madh i mbrojtjes së ambientit përmes reduktimit të ndotjes dhe rritjes së aktivitetit fizik për këta nxënës. Ky grup e ka parë të nevojshme që këto parkingje të vendosen në këtë shkollë duke qenë se kjo është shfaqur si nevojë nga vetë nxënësit e shumtë përdorues të biçikletave.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të thirrjes shkollore që EC ka hapur ku ka ftuar nxënësit e shkollës "Luciano Motroni" të aplikojnë me ide kreative për mbrojtjen e mjedisit nën konceptin EKO SHKOLLA.
Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).