Organet komunale të Ferizajt shkelin parimet e transparencës

Takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe seanca e Kuvendit të Komunës të Ferizajt gjatë kësaj jave janë thirrur në kundërshtim me dispozitat ligjore, të cilat i obligojnë organet komunale që të jenë transparente në raport me publikun.

Kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt, në bazë të autorizimeve ligjore ka thirrur mbledhjen e VIII-të të Komitetit për Politikë dhe Financa, për datën 26 shtator 2015, derisa mbledhja e VIII-të e Kuvendit të Komunës është caktuar për datën 29 shtator 2015, ndërkohë që njoftimi për takimet e këtyre dy organeve të larta vendimmarrëse nuk është bërë publik në ueb faqen e Komunës së Ferizajt, tabelën e shpalljeve apo përmes mjeteve të informimit. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi