Ofendimet nuk janë shërbime publike
EC Ma Ndryshe reagon ndaj gjuhës ofenduese që Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Hasan Hasani ka përdorë të martën në komunikimin me monitoruesit e organizatës sonë, pak para fillimit të takimit të rregullt të Kryetarit të Komunës me drejtorët e Ekzekutivit lokal.
Drejtori Hasani një pakënaqësi të tij, në lidhje me aktivitetet e organizatës, që lidhen ngushtë me interesin publik, e ka shprehur në bisedë me monitoruesin duke përdorë shprehje ofenduese, që nuk duhet të jenë pjesë e fjalorit të një zyrtari të lartë publik, e aq më pak të drejtuesit të dikasterit që angazhim kryesor ka shërbimet publike. Lexo reagimin.