Nxënësit e Prizrenit informohen mbi shqetësimet e PNV

EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës kanë përfunduar serinë e 12 ligjëratave në shkollat e mesme të Prizrenit, për të informuar nxënësit mbi të drejtat dhe shqetësimet e personave me nevoja të veçanta, si dhe për t’i ftuar ata që të jenë pjesë e aktiviteteve të ardhshme në këtë drejtim.
 
Prezantimet para nxënësve janë realizuar nga vet personat me nevoja të veçanta, me ç’rast janë zhvilluar edhe diskutime mbi qasjen dhe pjesëmarrjen, me përqendrim në nevojat e këtyre personave. Duke përdorur mjete dhe metoda kreative dhe përfshirëse, projekti “Prizreni, qytet pa pengesa”, sjellë një qasje alternative për mobilizimin e komunitetit dhe avokimin e bazuar në të drejta për personat me nevoja të veçanta.
 
OJQ EC Ma Ndryshe dhe OPDMK në shkurt të këtij viti kanë filluar realizimin e projektit  “Prizreni, qytet pa pengesa”, i cili përkrahet financiarisht nga USAID, mbikëqyret nga ATRC dhe implementohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK. Projekti synon rritjen e përfshirjes së personave me nevoja të veçanta dhe të rinjve në projektimin e Prizrenit pa pengesa.
 

Rrjetëzimi