Nxënësit e Dragashit njoftohen për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe natyre të Kosovës

Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Komunën e Dragashit janë njohur me konceptet dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe të trashëgimisë natyrore, në kuadër të serisë së ligjëratave ndërvepruese të realizuara nga EC Ma Ndryshe. Pos kësaj, ata kanë pasur rastin që të shohin nga afër edhe vlerat e trashëgimisë arkeologjike, duke eksploruar në mënyrë virtuale Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit. Në këtë kuadër kanë mësuar më shumë edhe për artefaktet e ekspozuara në këtë muze, por edhe kanë diskutuar për punët arkeologjike që realizohen në Kosovë.


Aktiviteti "Arkeologu në klasë" është realizuar nga EC-i në kuadër të programit “Arti në shkolla” të udhëhequr nga MKRS-ja. Ky aktivitet ka për qëllim ti informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Kosovës si dhe të shtojë nivelin e dijes dhe kërshërisë së tyre për këto tema.

Rrjetëzimi