Numri i tretë i buletinit "Gjykatë e Hapur"

Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e tretë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", e cila mbulon periudhën Janar-Mars 2015. Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hap drejt  vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve. Buletini është një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.


Numri i tretë i Buletinit Informativ ''Gjykatë e Hapur '' është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”. Buletinin mund ta gjeni këtu.

Rrjetëzimi