Numri i pestë i buletinit "Gjykatë e Hapur"

Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e pestë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Janar - Prill 2016.  Buletini është një dritare e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.

 

Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim tëtransparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.

Numri i pestë i Buletinit Informativ "Gjykatë e Hapur" është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”. Buletinin mund ta gjeni këtu.

Rrjetëzimi