Numri i dytë i buletinit “Gjykatë e Hapur”

Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e dytë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", e cila mbulon periudhën Tetor - Dhjetor 2014. Buletini është një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve. 


Buletini Informativ "Gjykatë e Hapur" do të publikohet në periudha tre-mujore dhe është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”. Buletinin mund ta gjeni këtu.

Rrjetëzimi