Një vit monitorim i urbanizmit të Prishtinës

Në mars të këtij viti, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Komuna e Prishtinës dhe OJQ EC Ma Ndryshe zyrtarizuan bashkëpunimin me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit, përmes të cilit, mes tjerash u zotuan që të jenë partnerë strategjik në zbatimin e projektit “Transparenca Online e komunës së Prishtinës”, duke vepruar në transparencë të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë të ndërsjelltë. 


Komponenta themelore e këtij projekti në komunën e Prishtinës është monitorimi i punës së Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Me këtë projekt synohet ngritja e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunave dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale. Pjesë e projektit është edhe asistenca teknike për vendosjen e rendit urbanistik në Prishtinë. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi