Një qytet për komunitetin

EC Ma Ndryshe të martën ka realizuar konferencën dhe ekspozitën “Një Qytet për Komunitetin”, duke prezantuar aktivitetet e projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës”, i cili gjatë këtij viti ka promovuar aktivizmin komunitar në lagjet  urbane të Prizrenit. Në këto organizime kanë marrë pjesë përfaqësues të lagjeve urbane të qytetit, aktivistë të shoqërisë civile, zyrtarë të komunës dhe të institucioneve tjera publike. 


Hajrulla Çeku nga EC Ma Ndryshe në hapje të konferencës ka theksuar se aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit kanë pas për synim fuqizimin e aktivizmit qytetar përmes organizimit komunitar, që ka rritur presionin te institucionet për përfshirje të qytetarëve në hartimin e politikave publike, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me çështjet e urbanizmit dhe shërbimet publike. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi