Një javë e filigranistëve të rinj në Prizren

Punëtoria e zejes së Filigranit u ofroi një javë të paharrueshme 12 të rinjve pjesëmarrës, të cilët vinin nga Shkupi, Korça, Prizreni, Gjakova, Juniku, Prishtina e Tirana. Ata erdhën në Prizren, dëgjuan ligjërata mbi trashëgiminë kulturore, punuan çdo ditë me mjeshtrit e filigranit, vizituan monumente, përjetuan jetën e natës dhe në fund u certifikuan. Dhe si rezultat i kësaj jave prodhuan nga një vepër arti.

Punëtoria e zejes së Filigranit ishte aktiviteti qendror i Javës së Trashëgimisë Shpirtërore në Prizren.

Rrjetëzimi