Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike
Sot më 1 Prill 2015, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike, mes Gjykatës Themelore të Prizrenit, Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" dhe OJQ EC Ma Ndryshe.
Programi i praktikantëve u krijua për ti ofruar ndihmë Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit me qëllim të forcimit të angazhimit për ngritjen e transparencës dhe komunikimit efektiv të Gjykatës me qytetarët. Programi i praktikantëve do të jetë i hapur për studentët e Universitetit të Prizrenit (të gjitha drejtimet) të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuuar në punën e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Praktikantët do të angazhohen në cikle tre-mujore (me mundësi vazhdimi) përmes thirrjeve të rregullta publike. Lexo Memorandumin.