“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”
![“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1685136103/images/26_05_2023_18981116_346962330_1229338381275762_4593357640973633724_n_v2pxcq.jpg)
![“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1685136101/images/26_05_2023_12838329_347261545_746622747209116_8593412673499221687_n_toovbw.jpg)
![“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1685136100/images/26_05_2023_2178558_347395050_653209493296882_3496126947328957124_n_entdcf.jpg)
![“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1685136105/images/26_05_2023_14190609_347445445_209670304866711_1078062967251509254_n_vhfxif.jpg)
Gara e quajtur “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën” e organizuar nga EC Ma Ndryshe është përmbyllur me shpalljen e fituesve.
Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga Linda Çavdarbasha - ekologe, Fjollë Caka - Farizi – arkitekte, sociologe e planere urbane dhe Kaltrinë Kolukaj - OJQ "EC Ma Ndryshe", fitues të garës janë shpallur:
Vendi i I - Grupi “Pro Mjedisi” nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj,
Vendi i II – nxënësi Olt Kastrati nga QK “11 Marsi” në Prizren dhe
Vendi i III - Grupi “Eko Doda” nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.
Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.
EC, po ashtu ka vendosur që vendi i parë përveç shpërblimit, të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të idesë së propozuar.